Një mjet i dyshuar i pashpërthyer ka shkaktuar shqetësim dje pasdite në Ferizaj, ku punëtorët kanë njoftuar Policinë pas gjetjes së tij në një zonë të frekuentuar.
Media mëson se rasti është raportuar rreth orës 15:00 nga B. K rreth 47-vjeçar, i cili gjatë punimeve në mbikalimin përballë shkollës “Zenel Hajdini”, ka hasur në një predhë të dyshuar të pashpërthyer.
Menjëherë pas njoftimit, në vendin e ngjarjes ka dalë njësia reaguese e Policisë, e cila ka bërë sigurimin e perimetrit. Më pas, ekipet e deminimit të FSK-së dhe KFOR-it kanë ndërhyrë dhe kanë tërhequr në mënyrë të sigurt mjetin e dyshuar.
Operacioni ka përfunduar pa incidente dhe situata është normalizuar.