Aksident i rëndë në Sllatinë: Kamioni humbi kontrollin – katër të lënduar, policia jep detajet

Kronikë

Aksident i rëndë në Sllatinë: Kamioni humbi kontrollin – katër të lënduar, policia jep detajet

Më: 8 shtator 2025 Në ora: 15:28 Përditësuar në ora: 15:41 më 08.09.2025
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia jep detaje për aksidentin e rëndë afër Fushë Kosovës: Kamioni humbi drejtimin dhe goditi katër automjete

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, ku dyshohet se drejtuesi i një automjeti transportues (kamion) me targa vendore ka  humbur drejtimin e mjetit, ka kaluar në anën e kundërt të rrugës dhe ka goditur katër automjete të tjera. Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Sot, rreth orës 14:35, në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku , ku dyshohet se drejtuesi i një automjeti transportues (kamion) me targa vendore ka  humbur drejtimin e mjetit, ka kaluar në anën e kundërt të rrugës dhe ka goditur katër automjete të tjera”, ka thënë Hoxha.

Si pasojë e këtij aksidenti, deri në këto momente raportohet se dy persona kanë pësuar lëndime të rënda dhe një tjetër ka marrë lëndime të lehta, të cilët janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe po ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që ne veqanti shoferët të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut, të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjeteve, në mënyrë që të shmangen ngjarje të tilla të rënda që rrezikojnë jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Aksident i rëndë në Sllatinë, katër të lënduar dërgohen në Emergjencë

Katër persona janë lënduar në një aksident të rëndë trafiku, i cili ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën Prishtinë–Pejë, në afërsi të Sllatinës.

Drejtori i Emergjencës Naser syla ka thënë se në Emergjencë tashmë janë pranuar katër persona të lënduar në këtë aksident.

Syla tha se të lënduarve janë duke iu kryer ekzaminimet e nevojshme dhe se gjendja e tyre është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

“Katër persona  janë pranuar në Emergjencë nga aksidenti në Sllatinë. Gjendja e tyre është stabile dhe janë jashtë rrezikut për jetë. Të lënduarve janë duke iu kryer ekzaminimet e nevojshme”, ka thënë Syla

Aksident i rëndë trafiku në rrugën Prishtinë–Pejë, kamioni i rrokullisur shihet në mes të rrugës

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot afër SllatiAksident i rëndë afër Sllatinës.

Media ka publikuar video nga vendi i ngjarjes.

Akoma nuk dihet nëse ka të lënduar.

Media ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe do t’iu mbajë të informuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat