Theret me thikë një person në Prishtinë, dërgohet për trajtim mjekësor

Kronikë

Theret me thikë një person në Prishtinë, dërgohet për trajtim mjekësor

Më: 9 shtator 2025 Në ora: 16:06
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë, ku një person ka mbetur i lënduar si pasojë e therjes me thikë, raporton Gazeta Sinjali.

Policia ka bërë të ditur se rasti është raportuar rreth orës 14:30.

Ndërsa viktima ka marrë trajtim mjekësor pas plagëve të marra.

“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë dyshohet të jetë lënduar një person i cili është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.”, ka deklaruar për Sinjalin, Enis Pllana, zëdhënës i Policisë në kryeqytet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat