Arrestohen tre person nën dyshimin se u përleshën mes vete, sekuestrohet një armë me gaz

Kronikë

Arrestohen tre person nën dyshimin se u përleshën mes vete, sekuestrohet një armë me gaz

Më: 10 shtator 2025 Në ora: 09:46
Foto ilustrim

Tre persona janë arrestuar në Viti pasi dyshohen se janë përleshur fizikisht mes vete. U sekuestruar një armë me gaz.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë rasti ka ndodhur të martën dhe u iniciua si “Armëmbajtje pa leje” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.

“Rr. UÇK-së, Viti 09.09.2025-13:16. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin një pistoletë me gaz është sekuestruar.

Me vendim të prokurorit, një i dyshuar dërgohet në mbajtje, ndërsa dy të tjerët lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat