Shoqërohet një person në Lipjan, dyshohet për bashkëjetesë me të miturën

Kronikë

Shoqërohet një person në Lipjan, dyshohet për bashkëjetesë me të miturën

Më: 11 shtator 2025 Në ora: 09:48
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka shoqëruar në stacionin policor një të dyshuar mashkull kosovar, pasi është raportuar se ai po bashkëjetonte me një vajzë nën moshën 16-vjeçare.

Sipas njoftimit zyrtar, rasti është trajtuar nga hetuesit policorë, ndërsa pas intervistimit të palëve dhe me vendim të prokurorit, të dy janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është iniciuar si “Bashkësi jashtëmartesore me personin nën moshën 16-vjeçare” dhe Policia thotë se do të hetohet më tej nga organet kompetente.

“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që ishte duke bashkëjetuar me viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të palët janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat