Fushë Kosovë: Arrestohet për materiale shfrytëzimi seksual të fëmijëve

Kronikë

Fushë Kosovë: Arrestohet për materiale shfrytëzimi seksual të fëmijëve

Më: 11 shtator 2025 Në ora: 11:19
Foto ilustrim

Një rast i rëndë që lidhet me shfrytëzimin seksual të të miturve është zbuluar në Fushë Kosovë, ku dje është arrestuar një mashkull.

Ai dyshohet se ka poseduar ose shpërndarë materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe përdorimit seksual të fëmijëve, ku viktimë dyshohet të jetë një vajzë.

Arrestimi është bërë në orët e hershme të mëngjesit, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

”MATERIALE ME PËRMBAJTJE TË SHFRYTËZIMIT DHE PËRDORIMIT SEKSUAL TË FËMIJËVE

Fushë Kosovë/10.09.2025 – 07:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi dyshohet se kishte kryer vepren e lartcekur ndaj viktimes femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat