Dy persona janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti në Pejë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Një vetaksident është regjistruar rreth orës 02:30 në Qyshk të Pejës.
Si pasojë dy persona kanë pësuar lëndime trupore, dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, tha Rugova.