Një i lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Pejë

Kronikë

Një i lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Pejë

Më: 12 shtator 2025 Në ora: 17:54
Ilustrim

Një person është lënduar nga të shtënat me armë zjarri në rrugën “Papa Klementi” në Pejë, të premten.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka pohuar se viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës, dhe se rasti ka ndodhur rreth orës 15:50.

Rugova ka shtuar:

“Ndërsa i dyshuari i këtij rasti është larguar në drejtim të panjohur dhe është në kërkim nga policia”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat