Zhduket një person me aftësi të kufizuara mendore në Ferizaj

Kronikë

Zhduket një person me aftësi të kufizuara mendore në Ferizaj

Më: 13 shtator 2025 Në ora: 08:32
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person me aftësi të kufizuara mendore është zhdukur në rrugën “Bifurkacioni” në Ferizaj.

Viktima raportohet të jetë larguar nga dita e premte rreth orës 09:30.

Policia ka nisur hetimet lidhur me rastin.

“Raportohet se është larguar viktima mashkull kosovar, me aftësi të kufizuara mendore. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat