Një person është therë me thikë në Podujevë të shtunën në mbrëmje.
Policia njofton se viktima është dërguar për tretman mjekësor.
“LËNDIM TRUPOR – Rr. Zahir Pajaziti, Podujevë 13.09.2025-18:53. Raportohet se viktima mashkull kosovar është therrë me thikë nga të dyshuar të panjohur.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor. Thika e cila dyshohet të jetë përdorur në rast është konfiskuar, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.