​Humb jetën pasi i rrokulliset traktori

Kronikë

​Humb jetën pasi i rrokulliset traktori

Më: 15 shtator 2025 Në ora: 12:18
Foto ilustrim

Një person ka humbur jetën në komunën e Zubin Potokut, pasi traktori që po drejtonte është rrokullisur.

Sipas policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë relevante të Policisë së Kosovës, si dhe ekipet e emergjencës, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendngjarje.

Me vendim të prokurorit të rastit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit janë në vazhdim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat