Detaje nga aksidenti me fatalitet në Podujevë

Kronikë

Detaje nga aksidenti me fatalitet në Podujevë

Më: 16 shtator 2025 Në ora: 08:50
Foto ilustrim

Një person e ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur dje në Podujevë.

Të përfshirë aty ishin një kamion dhe një veturë, ku më pas kamioni i ka goditur edhe shtatë vetura tjera të parkuara.

Siç njofton policia, viktima (drejtuesi i kamionit) është shtetas i Serbisë.

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Rr. Skënderbeu, Podujevë 15.09.2025 – 17:36. Ka ndodhur një aksident trafiku në mes një kamioni dhe një automjeti, pastaj nga kamioni janë goditur edhe shtatë vetura të parkuara në të cilat janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Si pasojë e aksidentit drejtuesi i kamionit mashkull -shtetas i Serbisë ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat