Bastisje në pronat e pesë të dyshuarve, sekuestrohen armë e municion

Kronikë

Bastisje në pronat e pesë të dyshuarve, sekuestrohen armë e municion

Më: 17 shtator 2025 Në ora: 09:18
Foto ilustrim

Policia e Kosovës (PK) njofton se në një aksion të martën ku janë bastisur pronat e pesë të dyshuarve, u sekuestruan armë dhe municion.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se të dyshuarit u dërguan në mbajtje dhe rasti u iniciua si “Armëmbajtje pa leje”, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Shtime, Lipjan, Drenas Viti 2024. Më 16.09.2025 njësiti i DHKOKR në bashkëpunim me prokurorinë kanë bastisur pronat e 5 personave të dyshuar meshkuj kosovarë, ku janë gjetur dhe sekuestruar: një AK-47, një pushkë e gjatë me dylbi, një pushkë gjuetie, një revole, 116 fishekë, tetë fishekë me gaz, dy pushkë ajrore, pesë telefona.

Pesë të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat