Parandalim i kontrabandës në Qendrën Korrektuese të Dubravës

Kronikë

Parandalim i kontrabandës në Qendrën Korrektuese të Dubravës

Nga: Bota sot Më: 17 shtator 2025 Në ora: 20:17
Pamje nga Qendra Korrektuese e Dubravës

Sot, rreth orës 17:00, në Qendrën Korrektuese të Dubravës është zhvilluar një bastisje e qëllimshme nga ana e Departamentit të Sigurisë, në bashkëpunim me njësinë K9, pas informacioneve të pranuara nga burime konfidenciale.

"Sot, rreth orës 17:00, pas informacioneve të pranuara nga burime konfidenciale, në Qendrën Korrektuese të Dubravës është zhvilluar një bastisje e qëllimshme nga Departamenti i Sigurisë, në bashkëpunim edhe me njësinë K9.

Gjatë këtij operacioni është parandaluar tentativa e disa të dënuarve, të cilët, duke shfrytëzuar programin e punësimit jashtë institucionit, kanë tentuar të fusin në mënyrë të kontrabanduar substanca të dyshuara narkotike, telefona, dhe suplemente të ndryshme brenda institucionit.

Materialet e dyshuara janë konfiskuar, ndërsa për rastin është njoftuar Policia e Kosovës për ndërmarrjen e procedurave të mëtejme ligjore.

Të dënuarit e dyshuar humbin privilegjin e mundësuar nga rendi shtëpiak dhe ndaj tyre do të iniciohen procedura penale.

Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në zbatimin e masave të rrepta të kontrollit dhe sigurisë, me qëllim parandalimin e çdo veprimi të kundërligjshëm dhe ruajtjen e rendit, sigurisë dhe disiplinës brenda institucioneve korrektuese", thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat