Tre të lënduar nga përplasja mes tri veturave te Rrethi me Flamur

Kronikë

Tre të lënduar nga përplasja mes tri veturave te Rrethi me Flamur

Më: 19 shtator 2025 Në ora: 11:49
Foto ilustrim

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes tri veturave në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prishtinë, zonë e njohur edhe si Rrethi me Flamur.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Prishtinën, Enis Pllana, i cili tha se aksidenti ndodhi rreth orës 08:30 të mëngjesit të së premtes.

“Sot rreth orës 08:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prishtinë.

Në aksident janë përfshirë tri vetura. Si pasojë lëndime kanë pësuar tre persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit”, thuhet në përgjigjen e Pllanës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat