Rrokulliset traktori në bjeshkët i Istogut, lëndohet një person

Kronikë

Rrokulliset traktori në bjeshkët i Istogut, lëndohet një person

Më: 22 shtator 2025 Në ora: 21:00
Ilustrim

Një incident ka ndodhur sot në bjeshkët e Istogut, ku një traktor është rrokullisur dhe është lënduar shoferi. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 16:05 policia është njoftuar se në bjeshkët e Istogut në vendin e quajtur Starasellë është rrokullisur një traktor, ku shoferi ka mbetur nën të. Në vendin e ngjarjes ka dalë policia, autoambulanca dhe mjeku kujdestar.Për shkak të terrenit të papërshtatshëm, për ta nxjerrur shoferin ka intervenuar edhe ekipi i kërkim-shpëtimit”, ka thënë Gashi.

Shoferi është dërguar fillimisht në Emergjencën e Pejës dhe më pas me udhëzim të mjekut është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtejshëm.

“Ai është dërguar fillimisht në Emergjencën e Pejës, ndërkaq më vonë me udhëzim të mjekut është dërguar për në QKUK”, ka përfunduar Gashi.

Ngjarja është nën hetim dhe autoritetet po monitorojnë gjendjen e të lënduarit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat