Zjarr në një mobileri në Ferizaj, s’ka të lënduar

Kronikë

Zjarr në një mobileri në Ferizaj, s’ka të lënduar

Më: 23 shtator 2025 Në ora: 19:19
Foto ilustrim

Një objekt mobilerie është përfshirë nga zjarri sot pasdite në fshatin Prelez të Ferizajt.

Lajmin e konfirmoi Kanun Veseli, zëdhënës Policisë së Rajonit të Ferizajt.

Ai tha se tha se s’ka persona të lënduar dhe se Zjarrfikësit janë duke shuar zjarrin.

“Sot, rreth orës 17:50 kemi pranuar një informatë se në fshatin Prelez të Ferizajt, në afërsi me rrugen magjistrale Ferizaj -Prishtinë, një objekt- mobileri është përfshirë nga zjarri. Zjarrëfikësit janë në vendin e ngjarjes duke e shuar zjarrin, ndërsa edhe policia kanë dalë në vendin e ngjarjes. Janë njoftuar edhe zyrtarët e KEDS. Nuk raportohet për persona të lënduar”, tha tutje ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat