Një 77 vjeçar ka vdekur pas një aksident mes dy veturave pasditen e së martës në fshatin Begrac të Kaçanikut.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizaj, Kanun Veseli.
Sipas tij, viktima fillimisht ka marrë ndihëm e parë mjekësore në Qendrën Emergjentë të Ferizajt, pastaj është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK.
“Rreth orës 22:00, jemi njoftuar se personi i dërguar në QKUK, rreth moshës 77 vjeçare, fatkeqësisht ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra”, tha Veseli.
Veseli bëri të ditur se në këtë aksident janë lënduar edhe tre person, por të njëjtit janë jashtë rrezikut për jetë.
Ai shtoi se Njësitet e Hetimeve të Aksidenteve kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë shkaqet e aksidentit. Për veprimet policore është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit.
“Njësitet e Hetimeve të Aksidenteve kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë shkaqet e aksidentit. Për veprimet policore është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit. Për informata shtesë lidhur me rrethanat e aksidentit, do të njoftoheni me raportin vijues.”, tha ai.