Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të martën pasdite në fshatin Begracë të Kaçanikut, ku janë përfshirë dy vetura në lëvizje.
Policia njofton se si pasojë e aksidentit, njëri nga drejtuesit e veturave, i cili dyshohet se e ka shkaktuar përplasjen, ka ndërruar jetë derisa ishte duke u trajtuar në QKUK. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor.
Nga aksidenti kanë mbetur të lënduara edhe një grua – drejtuesja e veturës tjetër, si dhe pasagjerja që ndodhej me të.
Sipas autoriteteve, në konsultim me prokurorin, trupi i pajetë i viktimës është dorëzuar familjarëve. Hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes po vazhdojnë.