Keqpërdori kartelat bankare, arrestohet një 24-vjeçare në Prishtinë

Kronikë

Keqpërdori kartelat bankare, arrestohet një 24-vjeçare në Prishtinë

Më: 25 shtator 2025 Në ora: 14:07
Foto ilustrim

Një 24-vjeçare është arrestuar në Prishtinë.

Kjo nën dyshimin se keqpërdori kartela bankare.

Sipas njoftimit të policisë, 24-vjeçarja A.G., është arrestuar pas një pune hetimore operacionale të policisë, dhe në koordinim me prokurorin i është iniciuar rast për veprën penale “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit”.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e veprimtarive kriminale dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar dhe njëkohësisht fton qytetarët që të kenë kujdes të shtuar në mbrojtjen e të dhënave personale e bankare”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat