Sulmoi seksualisht një të mitur, arrestohet i dyshuari në Podujevë

Kronikë

Sulmoi seksualisht një të mitur, arrestohet i dyshuari në Podujevë

Më: 26 shtator 2025 Në ora: 09:36
Foto ilustrim

Një burrë është arrestuar në Podujevë, nën dyshimin se kishte sulmuar seksualisht një të mitur.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur këtë muaj, derisa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare-e mitur.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat