Përfshihet nga zjarri një veturë në Lipjan

Kronikë

Përfshihet nga zjarri një veturë në Lipjan

Më: 28 shtator 2025 Në ora: 09:05
Foto ilustrim

Një veturë e tipit BMW është përfshirë nga zjarri në rrugën “Hamëz Jashari” në Lipjan.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 23:20, derisa nuk u raportua për të lënduar.

Zjarrfikësit kanë intervenuar duke lokalizuar dhe fikur zjarrin.

“Në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri  vetura e tipit BMË-pronë e ankueses/kosovare. Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar e fikur zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat