​Plani “Mbrojtja e Pyjeve”, policia sekuestron gashtë kamionë me dru në Ferizaj

Kronikë

​Plani “Mbrojtja e Pyjeve”, policia sekuestron gashtë kamionë me dru në Ferizaj

Më: 28 shtator 2025 Në ora: 17:44
Foto ilustrim

Në kuadër të zbatimit të planit operativ “Mbrojtja e Pyjeve 2025”, sot njësitë policore të stacionit policor në Ferizaj, në fshatin Dardani, kanë realizuar një aksion kontrollues, gjatë të cilit janë ndaluar 6 automjete (kamionë) me targa vendore që transportonin dru.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë kontrollit është konstatuar se shoferët e këtyre automjeteve transportonin lëndë drusore pa dokumentacionin e nevojshëm.

Automjetet dhe lënda drusore janë sekuestruar, ndërsa për procedurat e mëtejme ligjore janë njoftuar zyrtarët e pylltarisë.

Më tej thuhet se Policia Rajonale e Ferizajt, në bashkëpunim me zyrtarët e pylltarisë, do të vazhdojë angazhimin në parandalimin dhe luftimin e prerjes dhe transportit të paligjshëm të drunjve.

Njëkohësisht, ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë duke raportuar rastet përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat