Tentoi të largohej nga Kosova, hajni kapet në Aeroportin e Prishtinës

Kronikë

Tentoi të largohej nga Kosova, hajni kapet në Aeroportin e Prishtinës

Më: 29 shtator 2025 Në ora: 19:01
Foto ilustrim

Një 25-vjeçar është ndaluar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, i cili rezultoi se ishte në kërkim nga autoritetet kosovare.

Sipas njoftimit të Policisë, Sh,F., dyshohet se ka kryer së paku gjashtë vjedhje gjatë vitit 2025, në markete të ndryshme brenda qytetit të Prizrenit.

I njëjti dyshohet se tentoi të largohej nga Kosova.

“Të gjitha veprimet hetimore janë kryer në koordinim të vazhdueshëm me Prokurorin kujdestar nga Departamenti për Krime të Përgjithshme, i cili ka rekomanduar që pas intervistimit, i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e PK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat