​Aksident trafiku në Prishtinë, krijohen kolona në kryeqytet

Kronikë

​Aksident trafiku në Prishtinë, krijohen kolona në kryeqytet

Më: 30 shtator 2025 Në ora: 18:02
Foto nga aksidenti

Sot rreth orës 17:00 në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave. Nga aksidenti nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.

Ky, aksidenti dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një veture që doli nga korsia e majtë dhe goditi një makinë tjetër të ndalur në korsinë e kundërt.

Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, policia dhe shërbimet ambulantore janë vonuar për disa minuta për të dalë në vend të ngjarjes.

KosovaPress ka kontaktuar Policinë e Kosovës por deri në momentin e publikimit të lajmit, nuk ka kthyer përgjigje për rastin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat