Aksident i rëndë në Besi, lëndohet motoçiklisti

Kronikë

Aksident i rëndë në Besi, lëndohet motoçiklisti

Më: 30 shtator 2025 Në ora: 21:23
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak çastesh në fshatin Besi të Prishtinës, ku si pasojë ngasësi i motoçikletës ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Në aksident kanë qenë të përfshirë një automjet dhe një motoçiklistë, i cili shihet i shtrirë në tokë, derisa qytetarët janë mbledhur për t’ia dhënë ndihmën e parë.

Policia dhe autoambulanca ende nuk kanë dal në vendin e ngjarjes.

Kp ka tentuar të marrë përgjigje edhe nga Policia e Kosovës, por deri tash nuk janë përgjigjur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat