Policia jep detaje për aksidentin e djeshëm me një viktimë në Rahovec

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për aksidentin e djeshëm me një viktimë në Rahovec

Më: 2 tetor 2025 Në ora: 08:43
Foto ilustrim

Në orët e pasdites së djeshme, në fshatin Bërnjak të Rahovecit, është raportuar për një aksident trafiku në mes të një veture dhe një traktori me vozitës meshkuj kosovarë.

Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i traktorit të cilit i është ofruar tretman mjekësor.

“Lidhur me rastin rreth orës 22:54 nga QKUK-ja është pranuar informata se viktima ka ndërruar jetë”, ka thënë Policia.

Për procedurat e rastit është njoftuar prokurori dhe me vendim të tij trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat