Autoambulanca e Pejës përfshihet në aksident teksa ishte në intervenim, lëndohet mjeku, infermieria dhe shoferi

Kronikë e zezë

Autoambulanca e Pejës përfshihet në aksident teksa ishte në intervenim, lëndohet mjeku, infermieria dhe shoferi

Më: 2 tetor 2025 Në ora: 16:21
Foto ilustrim

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se sot gjatë transferimit të një pacienti për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ekipi mjekësor është përfshirë në një aksident trafiku.

Autoambulanca e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë, në të cilën ndodheshin pacienti, mjeku, infermieria dhe shoferi i autoambulancës, u godit nga prapa nga një veturë ku gjendeshin familjarë të pacientit.

Si pasojë e këtij aksidenti, mjeku ka pësuar frakturë në dorë dhe po trajtohet në QKUK ndërsa, infermieria dhe shoferi kanë marrë lëndime më të lehta.

Pacienti ka shpëtuar pa lëndime.

"Pacienti është transferuar me sukses për në QKUK pas intervenimit të shpejtë nga një ekip tjetër me një autoambulancë tjetër të Spitalit tonë", thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat