Leposaviq: Një shtetas i Serbisë sulmon zyrtarët policorë, arrestohet

Kronikë e zezë

Leposaviq: Një shtetas i Serbisë sulmon zyrtarët policorë, arrestohet

Më: 3 tetor 2025 Në ora: 09:00
Foto ilustrim

Një person shtetas i Serbisë ka sulmuar zyrtarët policorë në orët e para të mëngjesit të djeshëm.

Nga ky sulm një zyrtar policor ka pranuar tretman mjekësor, teksa i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

"PKK Jarinjë, Leposaviq / 02.10.2025 – 04:55.

Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë pasi që i njëjti ka sulmuar zyrtarët policorë.

Një zyrtar policor ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje", thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat