Arrestohet një shtetas i Italisë në Han të Elezit, dyshohet se kaloi kufirin ilegalisht

Kronikë e zezë

Arrestohet një shtetas i Italisë në Han të Elezit, dyshohet se kaloi kufirin ilegalisht

Më: 3 tetor 2025 Në ora: 09:30
Foto ilustrim

Një shtetas i Italisë është arrestuar në Han të Elezit.

I njëjti dyshohet se ka kaluar ilegalisht kufirin mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, transmeton KosovaPress.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

"Hani Elezit / 02.10.2025 – 15:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Italisë, pasi që i njëjti ka kaluar ilegalisht kufirin nga Maqedonia e Veriut në Kosovë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje", thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat