Sulmoi policët nën ndikim të alkoolit, arrestohet prizrenasi

Kronikë

Sulmoi policët nën ndikim të alkoolit, arrestohet prizrenasi

Më: 4 tetor 2025 Në ora: 08:27
Foto ilustrim

Rreth orës 00:57 në rrugën “Rruster Kabashi” në Prizren, është arrestuar një person, pasi është kapur duke drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit.

Gjatë ndërhyrjes së policisë, i dyshuari ka reaguar në mënyrë të dhunshme duke sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.

Si pasojë e këtij sulmi, njëri nga zyrtarët ka pësuar lëndime trupore.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është ndaluar dhe është dërguar në mbajtje, ndërsa ndaj tij pritet të ndërmerren veprime të mëtejshme ligjore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat