Dyshohet se një e mitur është sulmuar seksualisht në Lipjan

Kronikë e zezë

Dyshohet se një e mitur është sulmuar seksualisht në Lipjan

Më: 4 tetor 2025 Në ora: 08:32
Foto ilustrim

Një e mitur dyshohet se është sulmuar seksualisht në Lipjan.

Sipas babait të viktimës, vajza e tij dyshohet se u sulmua seksualisht po nga një i mitur.

Ndërsa Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur më 30 shtator të këtij viti.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e tij e mitur, dyshohet se është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar, po ashtu i mitur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e PK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat