Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një burrë në Prizren

Kronikë e zezë

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një burrë në Prizren

Më: 6 tetor 2025 Në ora: 08:54
Foto ilustrim

Një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij të dielën në Prizren.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Raportohet se më 05.10.2025 është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat