FSK-ja tërheq një mjet të pashpërthyer në Grejkoc të Suharekës

Kronikë e zezë

FSK-ja tërheq një mjet të pashpërthyer në Grejkoc të Suharekës

Më: 6 tetor 2025 Në ora: 09:55
Foto ilustrim

Një person ka hasur në një granatë dore në fshatin Grejkoc të Suharekës.

Organet e rendit kanë bërë të ditur se njësitet policore kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, derisa njësiti për deminim i FSK-së ka tërhequr mjetin e pashpërthyer nga vendi i ngjarjes.

“Është raportuar se ankuesi mashkull kosovar ka hasur në një mjet të pashpërthyer (granatë dore).

Njësia policore ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, derisa njësiti për deminim i FSK-së ka tërhequr mjetin e pa shpërthyer nga vendi i ngjarjes”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat