Lirohet në procedurë të rregullt i dyshuari për dhunë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes, i konfiskohen dy armë

Kronikë e zezë

Lirohet në procedurë të rregullt i dyshuari për dhunë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes, i konfiskohen dy armë

Më: 7 tetor 2025 Në ora: 10:10
Foto ilustrim

Policia e Kosovës (PK) përmes raportit 24 orësh njofton se është raportuar që një grua ka pësuar vazhdimisht dhunë nga bashkëshorti i saj.

Sipas Policisë, të dyshuarit iu konfiskuan dy armë me 18 fishekë dhe i njëjti u lirua në procedurë të rregullt.

Rasti u iniciua si “Dhunë në familje”.

“Ferizaj  14.09.2025 – 09:30. Më 06.10.2025  është raportuar se viktima femër kosovare, ka pësuar dhunë të vazhdueshme nga i dyshuari bashkëshorti i saj. Nga i dyshuari janë konfiskuar dy armë me 18 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat