Theret me thikë një person në Drenas, arrestohet i dyshuari

Kronikë e zezë

Theret me thikë një person në Drenas, arrestohet i dyshuari

Më: 9 tetor 2025 Në ora: 09:14
Foto ilustrim

Drenas- Një person është arrestuar në Drenas nën dyshimin se ka therur me thikë viktimën.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur të mërkurën pas mesnatës në Drenas dhe u iniciua si “Vrasje në tentativë”, raporton “Betimi për Drejtësi“.

 “Gllogoc 08.10.2025 – 02:10.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se e kishte therë me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima për tretman mjekësor është dërguar në QKUK.

Ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat