U kap me mbi 5 kilogramë drogë, kërkohet paraburgim për gjakovarin

Kronikë e zezë

U kap me mbi 5 kilogramë drogë, kërkohet paraburgim për gjakovarin

Më: 9 tetor 2025 Në ora: 09:58
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka vendosur për fillimin e hetimeve ndaj të pandehurit me inicialet R.E, i cili u kap një ditë më parë me mbi 5 kilogramë drogë.

Kjo prokurori njofton se ka paraqitur kërkesën pranë gjykatës në këtë qytet për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Sipas kërkesës së prokurorisë, “ndër të tjera ceket se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri me inicialet R.E., më datë 08.10.2025 rreth orës 06:00 në Gjakovë, me qellim shitje ka poseduar substanca apo preparate të cilat me ligj janë shpallur si narkotik,  në atë mënyrë që gjatë kontrollit dhe bastisjes në shtëpinë e të pandehurit janë gjetur dhe sekuestruar 5kg e 43 gram substancë narkotike e dyshuar për marihuanë”.

“Me këto veprime formohet dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale, blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Ai që nga e mërkura me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat