Arrestohet një 26-vjeçar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të Jugut

Kronikë e zezë

Arrestohet një 26-vjeçar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të Jugut

Më: 9 tetor 2025 Në ora: 14:09
Foto ilustrim

Një 26-vjeçar është arrestuar në Mitrovicë të Jugut, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Sipas njoftimit te Policisë së Kosovës, i dyshuari është arrestuar pas hetimeve të detajuara, provave të siguruara materiale dhe dyshimeve të bazuara se i njëjti kishte kryer veprën penale.

Ai dyshohet se në bashkëkryerje me persona të tjerë kanë kryer veprën penale në një shtëpi në rrugën “Skënderbeu” në Vushtrri në mars të këtij viti.

Pas intervistimit dhe procedurave tjera të nevojshme, me aktvendim të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Ndërsa edhe dy të dyshuar të involvuar në këtë rast janë arrestuar në muajin korrik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat