Një rast i rëndë ka ndodhur dje në Dragash.
Dyshohet se një femër kosovare ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në dhomën e shtëpisë ku po qëndronte, transmeton KosovaPress.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:20, teksa autoritetet kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku edhe u konstatua vdekja e viktimës nga mjeku.
Trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
"Dragash / 09.10.2025 – 18:20. Raportohet se viktima femër kosovare ka mbetur pa shenja jete, dyshohet si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në dhomën e shtëpisë ku kishte qenë duke qëndruar. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Lidhur me rastin është informuar prokurori me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion", thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.