Vdes 55-vjeçari në Mitrovicën e Jugut nga një aksident, katër të tjerë të lënduar

Kronikë

Vdes 55-vjeçari në Mitrovicën e Jugut nga një aksident, katër të tjerë të lënduar

Më: 11 tetor 2025 Në ora: 06:55
Foto ilustrim

Një 55-vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në mbrëmjen e së premtes, në rrugën “Liqeni” në Mitrovicën e Jugut.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti, ka thënë se janë lënduar edhe katër persona.

Sipas tij, aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:42, të premten.

“Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën viktima m/k/sh, rreth 55-vjeçar, ndërsa lëndime kanë pësuar edhe katër persona të tjerë”, tha Zahiti.

Zahiti pohoi se në aksident ishin të përfshira dy vetura. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat