Policët arrestojnë burrin që ua ofroi 100 euro ryshfet

Kronikë e zezë

Policët arrestojnë burrin që ua ofroi 100 euro ryshfet

Më: 11 tetor 2025 Në ora: 08:59
Foto ilustrim

Një burrë është arrestuar në Fushë Kosovë, nën dyshimin se pas një kundërvajtjeje në trafik, iu ofroi policëve 100 euro ryshfet.

Policia ndër të tjera ka bërë të ditur se i dyshuari, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një kundërvajtje në trafik ka ofruar 100 € zyrtarëve policorë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat