Gruaja sulmohet nga djali dhe reja në Prishtinë

Kronikë

Gruaja sulmohet nga djali dhe reja në Prishtinë

Më: 11 tetor 2025 Në ora: 12:22
Policia

Një grua dyshohet se është sulmuar nga djali dhe bashkëshortja e tij.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor, derisa u njoftua se djali i viktimës është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

“Është raportuar se një  femër është sulmuar nga djali i saj  dhe gruaja e tij, të cilët e kanë sulmuar fizikisht atë dhe vajzën e saj.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Më 10.10.2025 pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara femër lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat