Policia jep detaje për aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”: Një i lënduar

Kronikë

Policia jep detaje për aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”: Një i lënduar

Më: 11 tetor 2025 Në ora: 22:38
Foto ilustrim

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes një veture dhe një kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”, në segmentin Suharekë-Duhël.

Raportimin e Klankosova.tv për këtë aksident e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:30.

“Njësia policore e autostradës njofton se në segmentin Suharekë-Duhël ka ndodhur një aksident mes një veture dhe një kamioni”, ka deklaruar Krasniqi.

Ai shtoi se si pasojë e aksidentit, i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat