Aksident trafiku në Çagllavicë, pasagjeri me lëndime të rënda po trajtohet në QKUK

Kronikë e zezë

Aksident trafiku në Çagllavicë, pasagjeri me lëndime të rënda po trajtohet në QKUK

Më: 12 tetor 2025 Në ora: 12:18
Foto ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur në Çagllavicë, në rrugën Ferizaj-Prishtinë, ku janë përfshirë një automjet dhe një moto-kultivator.

Si pasojë e përplasjes mesditen e djeshme, një pasagjer i moto-kultivatorit ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe po trajtohet në QKUK.

Ngasësi i automjetit është arrestuar nga policia dhe është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

”Raportohet për një aksident trafiku në mes një automjeti me ngasës m/k dhe Moto-kultivatori me ngasës m/k. Përveç dëmeve materiale lëndime të rënda trupore ka pësuar një m/k (pasagjer i Moto kultivatorit) i cili është duke u trajtuar në QKUK. Me vendim të prokurorit është arrestuar ngasësi i automjetit dhe është dërguar në mbajtje”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat