Në lidhje me informatën në qendrën e votimit në shkollën “Naim Frashëri” në Shtime, rreth orës 14:30, policia ka shoqëruar një person me inicialet E. M. në stacionin e policisë.
“Pas intervistimit dhe veprimeve të ndërmarra nga policia, prokurori i shtetit ka konstatuar se nuk ka pasur elemente për vepër penale.
Personit në fjalë i është shqiptuar tiketë për kundërvajtje, për prishje të rendit dhe qetësisë publike”, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policis së Kosovës, për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Të drejtë vote kanë 2 milionë e 69 mijë e 98 votues brenda Kosovës, ndërsa rreth 44 mijë votues kanë qenë të regjistruar për të votuar nga jashtë vendit.