Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale.
Në kontekstin e kësaj, sot nga veprimet e marra nga njësitë e stacionit policor Jugu në Prishtinë, është arrestuar L.Xh. (22), shtetas i Kosovës.
Ai ishte i dënuar me një vit burgim dhe një mijë euro gjobë për veprat penale “Blerje, posedim dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve dhe mbajtje ose posedim i paautorizuar i armëve”.
I njëjti pas arrestimit nga ana e policisë është dërguar në vuajtje të dënimit.