Zjarri përfshiu një objekt të hekurudhës në Pejë

Kronikë

Zjarri përfshiu një objekt të hekurudhës në Pejë

Më: 15 tetor 2025 Në ora: 09:10
Foto nga vendi i ngjarjes

Një objekt i hekurudhës brenda territorit të stacionit të trenit në Pejë është përfshirë nga flakët gjatë orëve të mesditës së djeshme.

Menjëherë pas marrjes së informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e zjarrfikësve dhe policisë, të cilat kanë ndërhyrë për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit.

Fatmirësisht, nga incidenti nuk është raportuar për persona të lënduar, përveç dëmeve materiale në objektin e përfshirë nga flakët.

Ky nuk është rasti i parë i zjarreve në objektet e hekurudhës në këtë qytet. Në muajin mars të këtij viti, një incident i ngjashëm u raportua në një tjetër ndërtesë afër stacionit të trenit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat