U godit nga vetura në Prishtinë, këmbësorja pranon tretman mjekësor

Kronikë

U godit nga vetura në Prishtinë, këmbësorja pranon tretman mjekësor

Më: 20 tetor 2025 Në ora: 08:56
Foto ilustrim

Këmbësorja e cila u goditur nga vetura mëngjesin e së hënës në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, ka pranuar tretman mjekësor.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për Prishtinën, Enis Pllana.

Ai, mes tjerash tha se me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit.

“Sot rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor. Si pasojë lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në përgjigjen e Pllanës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat