Dy vëllezër janë arrestuar në Gjakovë pasi dyshohet se janë rrahur mes vete.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 17:30.
Dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
"Gjakovë 20..10.2025 – 17:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë-vëllezër pasi që të njëjtit janë rrah mes veti. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje", thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.