Pesë kinezë hyjnë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, arrestohet shoqëruesi i mitur

Kronikë

Pesë kinezë hyjnë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, arrestohet shoqëruesi i mitur

Më: 22 tetor 2025 Në ora: 09:57
Foto ilustrim

Një person i mitur shtetas i Serbisë është arrestuar në fshatin Seqisht në Han të Elezit.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i njëjti dyshohet se ka përcjellë pesë shtetas kinez në drejtim të Maqedonisë së Veriut të cilët dyshohet se kishin kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë, transmeton KosovaPress.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 24 orë, kurse 5 shtetasit kinezë janë depërtuar në Serbi.

"Fsh. Seqishtë, Hani i Elezit 21.10.2025 – 20:20. Është arrestuar i dyshuari i mitur -shtetas i Serbisë, pasi i njëjti nga njësitet policore është ndaluar derisa ishte duke përcjellë pesë shtetas kinez në drejtim të RMV-së, të cilët dyshohet se kishin kaluar kundërligjshëm kufirin nga Serbia në territorin e Republikës së Kosovës, për të vazhduar në drejtim të RMV-së. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 24-orë, ndërsa 5 shtetasit kinezë janë kthyer-depërtuar në Serbi", thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat